Pas akuzave të publikuara dje, këngëtari Sinan Hoxha, nuk ka dashur të japë asnjë përgjigje për ato çka ish-banorja e “Big Brother”, Domenika Çaushaj, ka treguar në lidhje me marrëdhënien homoseksuale që ekzistonte mes tij dhe Seldit. Në një prononcim të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, këngëtari Hoxha s’ka dashur të komentojë as edhe një nga akuzat drejtuar atij, por ka pohuar se “nëse doni të dini të vërtetën time, atëherë duhet të më paguani 50.000 euro. Nuk mund të shisni gazetat me jetën time”. Sinani u është përgjigjur me heshtje të gjitha pyetjeve tona, duke mos u përpjekur të mohojë apo pohojë akuzat e Domenikës. Të premten që lamë pas, këngëtari i muzikës popullore ka qenë në Borsh së bashku me Seldin, për të performuar në një nga diskot verore atje. Por, në fakt pavarësisht heshtjes së Sinanit, intervista dhe fotot e publikuara nga Domenika ishin me të vërtetë shokuese. Aty ajo tregonte se si lindën dyshimet që Seldi mund të kishte lidhje me një mashkull, e deri tek pohimi prej tij se kishte një marrëdhënie disavjeçare më këngëtarin Sinan Hoxha. “Kur dola nga “Big Brother” u njoha me disa miq të Seldit. Një nga miqtë e tij ishte edhe Sinan Hoxha, këngëtari i njohur.
Seldi më thoshte se e ka kushëri dhe ishin shumë miq bashkë. Gjithashtu, më pohonte se ishte ai që e mbështeste në karrierën e tij si këngëtar. Por, më bënte të dyshoja fakti që kur e merrte Sinani në telefon, ai largohej dhe dilte në ballkon për të folur. Më pas, të njohur të Seldit më treguan se mes tyre kishte më shumë se miqësi, dhe mbi të gjitha ata nuk ishin kushërinj. Insistova dhe i kërkova shpjegime, pasi situata filloi të bëhej e padurueshme. Dhe, ai e pohoi… Më rrëfeu gjithçka për lidhjen e tij intime disavjeçare me Sinanin. Ishte e tmerrshme. Nuk arrija ta besoja”, – tregon Domenika. Në intervistën e saj, Domi thotë se jeta e tyre seksuale ishte sa për të thënë, dhe se Seldi justifikohej duke thënë se ishte i stresuar. Megjithatë, e vërteta e gjithë këtij strumbullari do të zbulohet vetëm kur Sinani të pranojë të rrëfehet. Deri sa të gjejmë 50.000 eurot e kërkuara prej tij në këmbim të një interviste, mjaftohuni me heshtjen… G.Shqiptare