Re: Kuriozitete - 2
Në “Google Street View” zbuluan hajnin e kamp-shtëpizës
Familja Soanes nga Britania e Madhe shpreson se do të arrijë t’i gjejë hajnat e kamp-shtëpizës së tyre pasi djali i tyre 11 vjeç Reuben e gjeti hajnin duke shikuar “Google Street View”.
Kamp-shtëpiza e shtrenjtë e David dhe Rebbeca Soanes u zhduk nga oborri i shtëpisë së tyre në Linton vitin e kaluar.
Hetimet e policisë për nëntë muaj nuk dhanë ndonjë rezultat. Djali Reuben në një ditë nëntori po shikonte në internet fotografitë e shtëpisë së tyre të cilat i kishte bërë automobili i “Google Street View” dhe vërejti një xhip të panjohur në oborrin e tyre.
Policia njoftoi se ndoshta automobili i Google kishte kaluar rrugën derisa hajni “po operonte” në oborr. Dyshohet se burri i fotografuar afër xhipit ka vjedhur edhe kamp-shtëpizën.
Fotografia është publikuar dhe të gjithë qytetarët janë lutur që ta njoftojnë policinë nëse identifikojnë të dyshuarin.

Murgeshat shitën pullën e rrallë postare dhe fituan 262 mijë dollarë
Pullën e rrallë postare me fotografinë e legjendës së bejsbollit Honus Wagner murgeshat nga Baltimore e nxjerrën në shitje në një faqe ankandi në internet dhe fituan 262.000 dollarë.
Pullën e bleu koleksionuesi Doug Walton familja e të cilit është pronare e një zinxhiri të dyqaneve të specializuara për pullat postare të sportit.
“Kjo pullë është Mona Lisa ndërmjet pullave postare të bejsbollit. E kam kërkuar për ta blerë një kohë të gjatë”, tha Walton për CNN.
Koleksionuesi beson se ekzistojnë vetëm 50 deri në 60 pulla postare me fotografinë e Wagnerit.
Murgeshat katolike morën në posedim pullën pasi vëllai i njërës prej motrave kishte vdekur dhe ia kishte lënë trashëgim motrës edhe pullën me bejsbollistin.
Murgeshat do t’i përdorin këto para për bamirësi.

Rusja fleksibile
Rusja Zlata është gruaja më fleksibile në botë. Kjo vajzë 24 vjeçare u bë e pasur duke performuar nëpër botë, ndërsa prej se ka qenë e vogël e ka ditur se ka një talent të veçantë.
Që në moshën katërvjeçare ajo filloi të ushtrojë gjimnastikë por në fund nuk bëri karrierë në këtë sport pasi bashkëmoshataret e shkollës e maltretonin për shkak të xhelozisë.
“Në Rusi është shumë mirë nëse jeni fleksibile pasi gjimnastika është një sport shumë i popullarizuar. Por vajzave tjera nuk i pëlqente që unë isha aq e suksesshme dhe vazhdimisht më ngacmonin”, rrëfen Zlata, e cila për këtë arsye hoqi dorë nga karriera sportive dhe iu bashkua cirkut. Aty mësoi të gjitha sekretet e këtij zanati.
“Prej se kam filluar të punojë, jam bërë e varur dhe e kam kuptuar se me këtë profesion do të merrem deri në fund të jetës”, thotë Zlata. Rusja “prej gome” momentalisht jeton në Gjermani, ndërsa performon në shumë vende të botës.

Vetëm 15 ditë pas lindjes e thirrën ushtar
Vetëm 15 ditë pas lindjes Clemensit i erdhi thirrja për ushtri. Babai i tij Christian Krausse (32 vjeç) nga Ballenstade i Gjermanisë i tha gazetës gjermane “Bild” se ftesa e kishte befasuar pa masë.
“Menjëherë reaguam për të mësuar se çfarë po ndodhte. Shpejtë mësuam se kishin gabuar zyrtarët e komunës”, thotë Christian. Nëna, Anja Kujath (29 vjeçe), tha se gabimi ishte aq qesharak sa që i kishin shkruar letër edhe ministrit të mbrojtjes.
“Në letër i kemi propozuar ministrit se djali ynë do të ishte i mirë si marinar. Clemensin e dërguam në not për foshnje dhe atij i pëlqeu uji shumë, ndërsa zhytej si nëndetëse.
Ministrit po ashtu i kemi shkruar se ai do të ishte një epror i mirë pasi kur Clemensi qanë, ne të gjithë e dëgjojmë”, thotë Anja dhe shton se nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje prej ministrit.

Vëllezërit vampirë
George dhe Simon janë dy vëllezër që jetojnë në Angli. Fëmijët në Britani i quajnë ata “Cullen boys” që ka lidhje me versionin e filmit dhe romanit “Twilight” për vampirët.
Këta fëmijë vuajnë nga një çrregullim i rrallë e si pasojë nuk mund të ekspozohen në diell si dhe kanë dhëmbë të mprehtë me maje. Sot 13-vjeçari George dhe 11-vjeçari Simon vuajnë nga sëmundja e rrallë gjenetike për shkak të së cilës duken si vampirë.
Për shkak të sëmundjes ata janë shumë të zbehtë, kanë dhëmbë të mprehtë dhe shpejtë digjen në diell. Për këtë arsye duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë ditës dhe nuk guxojnë të merren me sport pasi lodhja e tepërt do tu shkaktonte probleme shëndetësore. Vëllezërit deri kohë më parë nuk janë lejuar të shkojnë as në shkollë për shkak të gjendjes së tyre, por kohët e fundit janë bërë të popullarizuar falë versionit filmik të “Twilight”.

Muzikanti e harroi në tren violinën një milion dollarëshe
Muzikanti gjerman kërkoi ndihmë mjekësore pasi që harroi në tren violinën e tij me vlerë rreth një milion dollarë, njoftoi policia gjermane.
Violinisti 55-vjeçar e kishte harruar violinën e punuar në vitin 1748 në trenin rajonal që shkonte në drejtim të Munchenit, me të cilin po udhëtonte nga aeroporti për në shtëpi. “Doli nga treni, por harroi ta marrë violinën me vete. Policia filloi hetimet dhe shpejtë gjeti instrumentin e shtrenjtë në tren, në të njëjtin vend ku e kishte harruar”, tha zëdhënësi i policisë për AFP.
Ai tha se muzikanti kërkoi ndihmë mjekësore, por nuk i ndodhi asgjë serioze. “Ishte pak nervoz, pasi mendoi se e kishte humbur violinën përgjithmonë”, tha ai.

La studimet fitoi 8.9 milionë dollarë në poker
Jonathan Duhamel, 23 vjeç nga Kanadaja, i cili i la studimet për t’iu përkushtuar lojës së pokerit, fitoi në Kampionatin Botëror të kësaj loje që u mbajt në Las Vegas, dhe bashkë me trofeun mori edhe 8.9 milionë dollarë.
I riu me prejardhje nga Quebecku u bë kështu kanadezi i parë i cili fitoi Kampionatin botëror të Pokerit. Partia me nëntë lojtarë të pokerit mori fund të dielën, ndërsa të hënën në mbrëmje në lojë mbetën vetëm Duhamel dhe John Racener.
Në partinë 90 minuta fitoi Racener, 24 vjeçar nga Florida. “Unë jam njeriu më i lumtur i botës”, deklaroi ky i ri i cili shtoi se për të është nderë që është Kanadezi i parë që ka fituar titullin e më të mirit në botë për poker.
Duhamel në moshën 19 vjeçare braktisi studimet në Montreal dhe iu përkushtua pokerit. “Karrierën” e filloi duke luajtur poker në internet. Në turnir i cili filloi në korrik morën pjesë 7319 lojtarë pokeri të cilët për pjesëmarrje paguan 10.000 dollarë, ndërsa disa këtë të drejtë e arritën duke fituar në turne më të vogla.

‘Ottovordemgentschenfelde’- mbiemri më i gjatë në Gjermani
Gjermani Bernd Ottovordemgentschenfelde edhe zyrtarisht do të futet në librin e rekordeve, pasi ka emrin më të gjatë në këtë shtet, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Ottovordemgentschenfelde, 45 vjeçari nga Rhinelandi, tha se mbiemri i tij i gjatë shpesh i shkakton probleme, sidomos kur zyrtarët shtetërorë duhet ta mbushin ndonjë aplikacion dhe shkruajnë emrin e tij.
Bashkëshortja e tij Sylvia dhe vajza Nadine, mu për këtë arsye vendosën ta shkurtojnë mbiemrin, kështu që tash e mbajnë mbiemrin Gentschenfelde.
“Babai deshi të më pagëzojë edhe me emrin e mesëm, por nëna për fat nuk e lejoi”, thotë Bernd.
Judth Schwanke, ekspert për emra në Universitetin e Leipzigut, tha se Bernd ka mbiemrin më të gjatë në Gjermani i cili përbëhet prej 24 shkronjave.

Shumë e bukur për të punuar në polici
E pabesueshme por e vërtetë, duket se edhe bukuria nganjëherë është pengesë në karrierë. Mu kjo i ndodhi motrës medicinale, Catherin Ashimi, nga Norvegjia kur dëshiroi ta ndërrojë profesionin e saj dhe të bëhej police.
Edhe pse kaloi të gjithë testet dhe kontrollet mjekësore, pas intervistës është refuzuar për shkak të fotografive lakuriqe të cilat më herët i kishte bërë kur merrej edhe me modelizëm.
Megjithëse policia mohon se kjo është arsyeja e vërtetë për mospranimin e saj, Ashima thotë se mu për shkak të bukurisë së saj nuk mundi të punësohej.
“Gjatë intervistës një grua mbante fotografitë e mia dhe filloi të më pyeste për to. Mendoj se nuk është e mirë që policia mendon se nuk jam e aftë për të qenë pjesë e ekipit vetëm pse kam trup të bukur”, thotë motra medicinale.
Ajo tha se ndjehet e diskriminuar dhe ka thënë se do të kërkojë ndihmë ligjore.

Edituar për herë të fundit nga Fikrro në 12.11.10 13:54, edituar 1 herë gjithsej
Re: Kuriozitete - 2
Betonon USB memorie nëpër muret e New Yorkut
Artisti dhe arkitekti Aram Bartholl (37 vjeç) është nismëtar i projektit “Dead Drops” me të cilin dëshiron të dëshmojë se sa vend zë teknologjia moderne në jetën tonë të përditshme. Për këtë projekt ai betonoi USB memorie në pesë lokacione të ndryshme të New Yorkut.
Secila memorie përmban dosjen e cila sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe i mundëson secilit kalimtar të rastit që të lexojë ose kopjojë nga USB-ja çfarë të dëshirojë.
“Të gjithë ne jemi të lidhur në rrjetet shoqërore, shtetet, qeveritë dhe kompanitë e mëdha parapëlqejnë gjetjen e të dhënave në internet. Kam dashur të nisë një tregim dhe të dëshmoj se mund të jemi të lidhur edhe kur nuk jemi në rrjet”, thotë Aram.
Shumë kritikë thonë se njerëzit do t’i keqpërdorin këto memorie dhe në to do të lënë viruse të ndryshëm të kompjuterit. Megjithatë, Aram thotë se kur ka vizituar herën e fundit memoriet e vendosura në New York, ka gjetur muzikë, filma bile edhe fotografi artistike.
Ai planifikon që aparate të tilla të vendosë edhe nëpër qytetet e mëdha në mbarë botën, shkruan “Daily Mail”.

Xhirimi i drejtpërdrejt i një hajdute fatkeqe
Një hajdute nga Praga u përpoq që pa u vërejtur të vjedhë nga një dyqan 30 pasta për dhëmbë dhe një sasi të madhe të ujit për shpëlarjen e buzëve, duke i futur në brekë dhe pantallona. Plani i saj dështoi keq.
Megjithatë kjo ishte një ndërmarrje e pamundshme. Gruaja punonte në bashkëpunim me një burrë i cili u përpoq t’ia tërhiqte vërejtjen shitëses Jana Brezikova, derisa gruaja po fuste prodhimet për higjienë të dhëmbëve dhe gojës nën pantallona.
Por, si pasojë e sasisë së madhe të mallrave shitësja nuk e kishte vështirë ta vërente hajduten dhe u vu në ndjekje të saj. Ndjekjen e xhiroi një kalimtar i rastit ndërsa në xhirim shihet se si hajdutja nxjerrë nga pantallonat sasinë e pabesueshme të mallrave të vjedhura.
Ky incident u bë hit i madh në video shërbimin online YouTube. Për gjashtë ditë këtë video e panë më shumë se 370.000 njerëz.

Alarm për lepurin radioaktiv
Ndjekja njëjavore e lepurit i cili ishte shëtitur në rajonin Hanford në rezervatin nuklear (Washington), pati përfundim të mirë për njerëzit, ndërsa ishte i kobshëm për lepurin.
Lepuri i vogël ishte futur në tokën e ish fabrikës për prodhimin e armëve nukleare, ndërsa sipas ekspertëve kishte pirë ujë të kontaminuar dhe të rrezatuar. Pasi lepuri ishte bërë i rrezikshëm për ambientin me kërkesën e zyrtarëve të shëndetësisë lepuri i kap dhe u vra.
Pasi njerëzit ndërprenë jetën e tij në rini, filloi edhe kërkimi për jashtëqitjet e tij të cilat po ashtu mendohet se mund të jenë radioaktive.
Drejtori rajonal i sektorit për mbrojtjen nga rrezatimi, Earl Fordham, deklaroi se ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë e kontaminuar nga jashtëqitjet e lepurit, por hetimet po vazhdojnë.

Super-familja amerikane ka 18 fëmijë, do ende!
Gil dhe Kelly Bates janë super-prindër. Aq shumë i duan fëmijët sa që lindin vazhdimisht. Kohë më parë festuan lindjen e fëmijës së 18 dhe po bëhen gati për tjetrin!
Çifti nga Tennesse në SHBA shpreson se një ditë do të kenë familjen më të madhe në botë.
“Na ndihmoftë Zoti, do të lindim shumë fëmijë. Fëmijët janë bekim, ndërsa Zoti neve na ka bekuar që të kemi kaq shumë fëmijë”, thotë babai krenar Gil për gazetën “Daily Mail”.
Nëna Kelly tha se secila foshnje sjellë një gëzim të ri në familje. Çifti është martuar para 23 vitesh dhe Kelly prej asaj kohe gjithmonë ka qenë shtatzënë. Djali i tyre më vjetër Zach është 21 vjeç, ndërsa më i vogli është Judson Wyatt vetëm një muajsh.
Natyrisht nëna thotë se nuk e ka aspak lehtë t’ua përgatis drekën një familje kaq të madhe, por fëmijët e saj më të vjetër gjithmonë i dalin në ndihmë. Nëna Kelly tha po ashtu se në shtëpi ka katër rrobalarëse dhe dy makina për tharjen e rrobave. Edhe pse vëllezërit e motrat nganjëherë edhe grinden Batesët thonë se ata janë një familje e madhe dhe e lumtur.

Rusët instalojnë solariume në burgje
Në burgun Butyrka të Rusisë së shpejti do të instalohet solariumi me qëllim të përmirësimit të kushteve për të burgosurit. Në këtë burg të sigurisë së lartë në qendër të Moskës, i cili ekziston prej shekullit të 19, në të kaluarën kanë vuajtur dënimin disidentët e BRSS-së, Alexander Solzhenitsyn dhe Isaak Babel, si dhe kushëriri i Adolf Hitlerit – Heinrich.
“Do ta pajisim burgun me një shërbim shtesë mjekësor dhe do të instalojmë edhe solariumin”, tha drejtori i burgut Butyrka Sergei Telyatnikov për mediet ruse.
Sipas tij solariumi do të përdoret vetëm për qëllime mjekësore, ndërsa do të jetë i gatshëm para vitit të ri. Teljatnikov tha se të burgosurve do tu mundësohet edhe qasja në Skype ku do të kenë rastin të flasin me familjarët e tyre.

Skandal në burgjet ruse
Pamjet shokuese nga një burg në Rusi kanë tronditur opinionin rus dhe atë botëror. Në videon që mund ta shikoni më poshtë, shihen skena keqtrajtimi të të burgosurve nga ana e policisë.
Sipas mediave ruse, të burgosurit ishin keqtrajtuar pasi ata kishin protestuar kundër drejtorisë së burgut për kushtet e vështira në burgjet ruse.
Forcat e policisë, pasi u kërkojnë të burgosurve të zhvishen, i gjuajnë me shkopa gome dhe me shqelma.
Sjelljen e dhunshme të policisë e kanë dënuar autoritet ruse si dhe shumë organizata joqeveritare.
Shikoni pamjet:

DJ Gjyshja nisi turneun në Amerikë
DJ ylli britanik, 69-vjeçarja Ruth Flowers, e njohur si Mamy Rock, performoi në SHBA para mijëra adhuruesve të techno muzikës.
Edhe pse është 69 vjeçare Mamy Rock vendosi të fillojë një turne nëpër Amerikë, ku publiku e pranoi për mrekulli.
DJ Gjyshja me muzikën e saj i bëri të kërcejnë rreth tre mijë të rinj në një party. Deri më tash ka performuar nëpër klubet e Evropës, por vendosi të paraqitej edhe para publikut amerikan për ta dëshmaur talentin e saj muzikor, por edhe energjinë e madhe.
Gjatë qëndrimit në Los Angeles Mamy Rock incizoi edhe singling e saj më të ri me titull “69”. Pranoi se nuk e ka ndërmend të pensionohet pa marrë parasysh vitet, raporton BBC.

Jetojnë në vagonë treni
Redaktorja e fotografisë Vanessa Stallbaum (28 vjeçe) dhe fotografi Marco Stepinak (34 vjeç) janë njohur në tren. Në udhëtimin e parë po ashtu janë nisur me tren. Fëmijët e tyre ata pëlqejnë t’i pagëzojnë me emrat e personazheve të një stripi i cili ka si personazh kryesorë drejtuesin e lokomotivës. Por dashuria e tyre ndaj trenave shkon edhe më larg – ata vendosën që nga vagoni i trenit ta ndërtojnë shtëpinë.
“Para 15 vitesh kam parë një qendër rinore të punuar nga vagonët e trenit dhe kam menduar se a mund të jetojë njeriu në ta”, thotë Marco për gazetën gjermane “Bild”.
Çifti bleu për 20.000 dollarë dy vagonë të cilët prej vitit 1974 deri më 1997 kanë kaluar nëpër Evropë rreth dy milionë kilometra.
“Kemi bile edhe librezën në të cilën janë shkruar të gjitha stacionet ku janë ndaluar këta vagonë”, thotë Vanessa.
Vagonët janë ngjyrosur dhe janë vënë në binarë. Vagonët nuk qëndrojnë paralel, ndërsa janë të lidhur edhe me një pjesë të ndërtuar me mure për t’u dukur si stacion treni. Vagonët janë të gjatë 27 metra, të lartë 4 metra dhe të gjerë 2.65 metra.

Vota juaj çon artistin në karrige elektrike
Artisti rus ka vendosur që jetën e tij ta lë në mëshirë të opinionit publik. Oleg Mavromatti planifikon të lidhe veten për karrigen elektrike dhe t’ia lë publikut të vendosë nëse dëshiron ta fusë prizën në rrymë ose jo.
Shfrytëzuesit e internetit do të votojnë nëpërmjet internetit. Votat do ta aktivizojnë prizën e rrymës, e cila do të transmetojë elektroshokë të tensioneve të ndryshme, ndërsa fuqia e rrymës do të rritet me rritjen e numrit të votave.
Vetëm njëqind vota mjaftojnë për aktivizimin e një elektroshoku të fortë në kohëzgjatje prej gjysmë sekonde. Njëmijë vota do ta dërgojnë drejtë vdekjes artistin nëpërmjet një elektroshoku që do të zgjaste një sekondë e gjysmë.
Oleg është i njohur për performansat e tij kontroverse. Performansën me elektroshok, e cila pritet të realizohet, Olegu e ka quajtur “Ally/Foe” ndërsa për pasojat e mundshme fatale as që ia ndien.
“Vetëm dua ta hulumtoj opinionin publik, ashtu siç veprohet në të gjitha studimet tjera sociologjike”, thotë Oleg.

Bota mund të mbetet pa çokollatë
Harrojeni naftën dhe ujin e pijshëm, bota së shpejti mund të mbetet pa ëmbëlsirën e çmuar pa të cilën shumica nuk mund të jetojnë – çokollatën.
“Pas 20 vitesh çokollata mund të bëhet si kavijari”, parasheh John Mason, drejtori ekzekutiv i “Nature Conservation Research Council” nga Gana.
“Do të jetë aq vështirë për ta gjetur sa që njeriu mesatar nuk do të mund as ta shijojë”, ka thënë ai.
Ndoshta tingëllon e pabesueshme, por këtë e ka treguar një përllogaritje e thjeshtë sa i përket rritjes së kakaos që tash ka filluar të punojë kundër nesh. Rritja e kakaos është një punë që kërkon shumë mund dhe kohë, por fermerët e Afrikës Perëndimore të cilët prodhojnë më shumë nuk janë të stimuluar dhe nuk fitojnë asgjë për ta vazhduar këtë punë e cila zgjat 3-5 vjet.
Për ta komplikuar edhe më shumë situatën, mbjellja e kakaos e ka dëmtuar tokën në shtetet si Gana dhe Ishujt Faroe. Çdo vit prodhimi i kakaos po zvogëlohet. Ndërkohë kërkesa dhe shpenzimi po rriten, ndërsa me to edhe çmimi.

Shikoni si spanjollët ndërtojnë kulla prej njerëzve
Duket se spanjollët nuk mund ta paramendojnë një festë e cila nuk përfshin një formë të thyerjes së kockave. Kur nuk ngopen me vrapimin dhe luftën e demave, banorët e Tarragonas çdo vit mblidhen për të garuar se kush do të ngrejë kullën më të madhe dhe më të bukur nga trupat njerëzor.
Në festën e pazakontë me prejardhje nga vendi Valls afër Tarragonës në Kataloni mblidhen shumë njerëz që formojnë ekipin ‘casteller’, duke u ngjitur njëri mbi tjetrin deri sa nuk e ngrenë një kullë.
Kjo garë kërkon guxim të madh por edhe baraspeshë dhe fuqi. Edhe pse ky lloj argëtimi është i popullarizuar në Spanjë, ‘castellerët’ më të njohur janë ata nga Tarragona.

Dreri shkatërroi restorantin
Kompania e sigurimeve nuk i besonte pronarit të një restoranti në Ohio të SHBA-ve. Një dre i hutuar shkatërroi plotësisht restorantin.
Kafsha e egër demoloi karriget, rrëzoi tavolinat dhe shkaktoi panik te mysafirët dhe punëtorët e restorantit.
Për fat, një punëtor e hapi derën në daljen e pasme, vrapoi, ndërsa dreri e ndoqi dhe doli në liri.
Mendohet se dreri po ikte prej gjuetarëve, pasi në Ohio momentalisht është hapur sezoni i gjuetisë. Përveç rasteve të tilla, drerët shkaktojnë ose janë pjesëmarrës të aksidenteve të shumta në trafik.

Karkaleci me testikujt më të mëdhenj në botë
Shkencëtarët britanikë njoftuan të mërkurën se një lloj karkaleci ka testikujt më të mëdhenj në krahasim me peshën trupore.
Testikujt e karkalecit Platycleis affinisa, përbëjnë 13.8 për qind të masës së përgjithshme trupore. Sikur njerëzit t’i kishin testikujt e tillë, meshkujt do të bartnin testikuj deri në dhjetë kilogramë të rëndë, në madhësinë e gomave të automobilit.
“Nuk mund ta besonim sa të mëdha ishin. Ato pushtonin tërë abdomenin”, tha Karim Vahed, ekolog nga instituti në Derby.
Por pa marrë parasysh madhësinë, karkaleci nuk prodhon më shumë spermë se të tjerët, kështu që shkencëtarët kanë vënë në dyshim disa hipoteza të teorisë së evolucionit.
Testikujt kryesisht janë të mëdhenj te meshkujt e atyre lloj specieve, femrat e të cilëve jetojnë në promiskuitet. Besohej se mashkulli i cili prodhon më shumë spermë dhe është më i madhi fiton duelet e çiftëzimit. Por testikujt e këtij karkaleci ndoshta vënë në dyshim këtë teori, thonë shkencëtarët.
Hulumtimi është publikuar në revistën Biology Letters, gazetë zyrtare e Akademisë Britanike të Shkencës.

Merapi, vullkani që sjell vdekjen!
Katastrofë e vërtetë pas aktivizimit të vullkanit Merapi në Indonezi. Qindra njerëz kanë humbur jetën nga hiri i nxehtë që është derdhur në zonë pas shpërthimit të vullkanit.
Në momentin që mendohej se vullkani ishte qetësuar, ndodhi një shpërthim i ri, i cili shkaktoi djegie të rënda tek dhjetëra fshatra të kthyer tashmë në hi.
Ekipet e shpëtimit thonë se fshatrat e zonës po digjeshin dhe trupat e viktimave ishin djegur aq sa nuk mund të identifikoheshin, gjë që mund të vërtetohet edhe nga fotografitë që mund t′i shihni në fund të lajmit.
Merapi është një nga vullkanet më aktivë të botës. Deri më sot ai ka shpërthyer me dhjetëra herë. Ndërsa aktivizimi i vullkanit në vitin 1930 shkaktoi vdekjen e 300 mijë personave.

Dritë misterioze mbi New York
Banorët e New Yorkut mbetën të shtangur nga një dritë e pazakontë në qiell, kur të mërkurën mbi qytet u shfaq një vijë drite të cilën e xhiruan edhe kamerat televizive.
Sqarimet ishin të ndryshme. Ekspertët ushtarakë provojnë t’i bindin njujorkezët se ajo është vetëm një gjurmë e zakonshme e aeroplanit por shumica besojnë se ato janë gjurmët e një rakete të lansuar nga brigjet e Kalifornisë.
Të enjten mbi New York prapë u paraqit e njëjta dritë në qiell. Kameramani i kanalit televiziv CBS 2 këtë dukuri të pazakontë e regjistroi në kamerë, thirri astronomët lokalë dhe kërkoi një sqarim logjik. Astronomët ia dhanë të njëjtën përgjigje se bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit.
Kameramani nuk beson në këtë arsyetim, thotë se drita lëvizte shumë shpejtë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për dritën e çuditshme në qiell, shkruan Daily Mail.

Vajza mahniti publikun me gjoksin e saj
Julia doli në skenë me një pallto të zezë deri në fund të këmbëve dhe askush nuk e paramendonte atë që do të pasonte.
U zhvesh vetëm me një bluzë që ia zbulonte një pjesë të gjoksit dhe filloi t’i dridh gjinjtë nën ritmet e muzikës latino.
Shikojeni videon!

Ylli i filmave për të rritur në finalen e ‘Miss Mafia’
Ndër finalistet e garës së bukurisë ‘Miss Mafia’ gjendet edhe Aletta Ocean, aktorja hungareze e filmave pornografik.
Në garën për Miss Mafia kanë të drejtë të konkurrojnë të gjitha ato vajza që kanë një të kaluar kriminale ose që kanë qenë të dënuara me burg, ndërsa Aletta ka qenë e dënuar për shkak të sjelljes së pahijshme në publik (nuk bëhet fjalë këtu për këndim të zhurmshëm).
“E di se nuk do të dukesha e mirë në ndonjë garë tjetër bukurie, por kjo garë është ideale për mua”, ka thënë ajo.
Finaliste tjetër është Alexa Diamond, eksperte për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunëtore e ngushtë e një shefi mafioz, e cila momentalisht është e dënuar me kusht.
Beata Kalman thotë se ndjehet e lumtur që është plasuar në finale, por shtoi se kurorëzimi i më të bukurës do të ishte edhe më mirë.
Clara Daak ka vuajtur dënimin për shkak të mashtrimit në pasuritë e patundshme, ndërsa paqja në botë dhe ndihma e fëmijëve të varfër nuk janë prioritet për të edhe nëse fiton garën e më të bukurës.
Finalja do të mbahet në Budapest, ndërsa fituesja do të shpërblehet me një banesë dhe një automobil luksoz, si dhe do ta ketë rastin të futet në garë për Miss Uniferse Mafia, e cila pritet të mbahet në Kaponi, nën organizimin e jakuzas japoneze.

As kuajt nuk ecin më ‘në këmbë’
Sot edhe kuajve nuk u pëlqen të vrapojnë trok, edhe ata po shëtiten me automobila.
Kështu të paktën ndodhi në Kansas. Shikojeni këtë video të cilën e ka xhiruar një familje amerikane duke vozitur në autostradën ndërmjet Osaga City dhe Topekas.

Vazoja kineze shitet për 50 milionë euro
Vazoja kineze, të cilën pronarët e gjetën gjatë pastrimit të shtëpisë, është shitur për 50 milionë euro, që njëherësh është një shumë rekorde për antikitetet kineze, njoftoi BBC.
Vazoja e shtrenjtë ishte në pronësinë e një vëllai dhe motre nga Londra. “Motra u detyrua të dalë jashtë për të marrë ajër të pastër”, tha Helen Porter nga shtëpia e ankandeve, “Bainbridges”.
Në anën e përparme e vazos me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër gjendet një motiv me peshq.
Blerësi nga Kina pagoi 50 milionë euro, derisa shtëpisë së ankandeve do t’ia paguajë edhe 10 milionë tjera. Familja që kishte trashëguar vazon nuk e dinte se çfarë vlere kishte malli që mbante në shtëpi.
Mendohet se vazoja u largua nga Kina rreth vitit 1860, ndërsa gjendet në pronësinë e kësaj familje që 70 vjet.

Ylli më i madh në Japoni është ‘hologrami’
Ajo është e ëmbël, ka stil dhe shumë hite, në Japoni është njëra prej pop yjeve më të famshme. Ajo është ‘hologram’.
Hatsuna Miku shpejtë pushtoi skenën muzikore të Japonisë, ndërsa biletat për koncertet e saj shiten “si hallvë”. Ka edhe shumë adhurues. Si të mos jenë, kur performancat e saj duken si ndonjë projeksion i filmave fantastiko-shkencor.
Miku është avatari digjital, ndërsa është krijuar nga firma teknologjike japoneze “Crypton Future Media”. Adhuruesit e Mikus, e cila është e gjatë 157 cm dhe është 16 vjeçare, mund ta programojnë prej shtëpisë që ta këndojë këngën që ata dëshirojnë.
Zëri i saj është krijuar nga tingujt e aktores Saki Fujite. Secili tingull paraqet një shkronjë në gjuhën japoneze të cilat më pas bashkohen dhe krijojnë kështu fjalë dhe fraza. Ka fan klubin e saj, profil në Facebook dhe shtëpinë e saj diskografike.
Koncertet e para “live” i organizoi më 2009, ndërsa më pas ishte edhe në një turne në Singapor. Kjo është hera e parë që një ‘hologram’ përdoret në skenë, të lëvizë dhe pozon si yjet e vërteta të muzikës.

Kinezët për gjashtë ditë ndërtuan hotelin prej 15 kateve
Një ekip ndërtuesish në qytetin Changsha në jug të Kinës ndërtoi për vetëm gjashtë ditë një hotel prej 15 kateve.
Hoteli është ndërtuar në atë mënyrë që t’i rezistojë tërmetit deri në nëntë shkallë Rihter, ndërsa janë përdorur materiale të përgatitura që më parë.
Me fjalë tjera, një ekip ndërtuesish ka ndërtuar pjesë të hotelit në vend tjera, ndërsa të gjitha ato pjesë janë bërë bashkë në punishten e ndërtimtarisë. Përkundër ritmit të pabesueshëm të punës nuk është lënduar asnjë punëtor, ndërsa për shkak të procesit të parapërgatitur pak material ka shkuar dëm, shkruajnë mediat kineze.

Meteor në trekëndëshin Kosovë, Serbi, Maqedoni?
Pak para orës 20:00 në trekëndëshin e kufirit Kosovë, Serbi, Maqedoni është dëgjuar një zhurmë e pazakontë për të cilën mendohet se është shkaktuar si pasojë e përplasjes së një meteori në atë rajon, njoftuan mediat serbe.
Korrespodenti i Radio Televizionittë Serbisë (RTS) nga Leskovci tha se zhurma është krijuar kur meteori depërtoi në atmosferë të tokës, por ende nuk duhet nëse meteori vetëm ka kaluar ose ka rënë në atë rajon.
Korrespodenti i RTS-it nga Vranja njoftoi se është dëgjuar një shpërthim në atë zonë. Në Nish është parë një dritë në formë të fishekzjarrëve. B92 raportoi se meteori ka shpërthyer murin e zërit në orën 19:32 minuta në rajonin mbi Surdulicë.
Po ashtu mediat serbe njoftojnë se në jug të Serbisë është dëgjuar një eksplodim që ka shqetësuar qytetarë të shumtë. Në shërbimin për informim në Vranje thonë se meteori është zgjatur në drejtim të Bujanocit dhe në trekëndëshin e kufirit Kosovë-Serbi-Maqedoni, por ende nuk dihet se ku është përplasur.

Kali në rolin e qenit shoqërues për myslimanen e verbër
Familja e të verbrës Mone Ramouni nga Detroiti në SHBA nuk e lejoi ta mbante një qen shoqërues, por për habi, ata nuk u shqetësuan fort kur asaj i lindi ideja ta blejë një kalë të vogël.
Vajza 27 vjeçare kurseu tre vjet për të blerë kalin e racës së vogël i dresuar ta shoqërojë atë. Kali i ndihmon të hyjë dhe të dalë nga autobusi, e udhëheqë nëpër qytet, ndërsa ka mësuar që i qetë të ulet dhe të presë në ambiente të mbyllura.
Mona dhe prindërit e saj myslimanë nuk e lejuan ta mbante një qen shoqërues, i cili do të jetonte me ta në shtëpi, pasi kjo kafshë vlerësohet si e papastër. Megjithatë kalin trevjeçar i gjatë vetëm një metër dhe i rëndë 70 kilogramë e pranuan krahëhapur, shkruan gazeta Mirror.
Studentja Ramouni e humbi shikimin pas lindjes dhe gjithmonë është detyruar të varet në njërin prej anëtarëve të familjes sa herë ka dashur të dalë jashtë shtëpisë.
Në një moment mendoi se jeta e saj ka marrë fund, mirëpo tash kur ka kalin Cali, Mona sërish është optimiste dhe beson se gjithçka është e mundur.
Shumë myslimanë mendojnë se qeni mund ta prishë abdesin, por kali vlerësohet si kafshë e pastër. Kali mund të jetojë deri në 30 vjet, që është dy herë më shumë se qeni.

Edhe seks industria në krizë
Kriza në SHBA ka hyrë në të gjitha sferat e jetës, ndërsa se sa e vështirë është jeta, e dëshmojnë edhe “swingerët” amerikanë.
Klubet e New Yorkut për ‘swinger’ shënuan rënie të vizitave prej 20 deri në 60 për qind. Hyrja në vendet ku çiftet shkëmbejnë partnerët kushtojnë së paku qindra dollarë, shumë të cilën amerikanët kursimtarë në këto momente krize vështirë e kanë t’i kursejnë.
Po ashtu ka më pak vizitorë edhe në festat për të rritur, ndërsa klubet kanë më pak anëtarë në krahasim me kohën e para recesionit.
“Më herët flitej se seks industrinë nuk mund ta prekë kriza ekonomike, por kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë ata që merren me industrinë e seksit, e kanë ndier krizën”, deklaroi njëri prej themeluesve të një klubi për swingerë.
New Yorku është qendër e madhe e swingerëve i cila tërheqë njerëz nga të gjitha shtetet tjera amerikane. Vizitorët më të shpeshtë në të vërtetë janë banorët e New Yorkut, kryesisht biznesmenë të cilët nëpër festat e swingerëve lirohen nga stresi i punës.

Japonezi jeton me nënën në shtëpinë prej 30 metra katrorë
Japonezi Fuyuhito Moriya është 39 vjeçare, ndërsa ende jeton me nënën dhe atë në rrethana që mund të quhen të jashtëzakonshme. Beqari Moriya dhe nëna e saj Yoko jetojnë në një shtëpi prej 30 metra katrorë, njoftoi CNN.
Këso shtëpi ultra të vogla jo rrallë janë të banueshme nga njerëz që jetojnë të vetmuar në Tokio, ndërsa gjithsesi ato paraqesin edhe gjenialitet arkitektonik.
Moriya nuk ishte i sigurt nëse hapësira, e cila fillimisht ishte shitur si parking për automobila, do të mjaftonte për një shtëpi familjare. Por pasi bëri pak hulumtime për ultra shtëpitë e vogla, e kuptoi se hapësira megjithatë mund të shërbej për projektin e tij.
Ai ka ndërtuar dritare të mëdha të cilat të japin iluzionin për madhësinë e hapësirës. Me orenditë minimale ka zbukuruar shtëpinë, ndërsa edhe me aparatet në miniaturë të kuzhinës ka kursyer hapësirën.
Për ndërtimin e shtëpisë ai ka shpenzuar rreth 500.000 dollarë, që është goxha lirë për një shtëpi të re në Tokio, i cili është njëri prej qyteteve më të shtrenjta në botë. Moriya ka mundur ta marrë me qira një banesë më të madhe, por ëndrra e tij ishte ta blinte një banesë të veten. Me buxhet të kufizuar gjeti një kompromis. “Madhësia nuk ka rëndësi. Me rëndësi është atmosfera, ambienti përreth dhe lagjja”, thotë ai.

Bill Clinton bëhet aktor
Bill Clinton provoi edhe zanatin e aktorit. Ish presidenti amerikan luajti një rol mysafir në vazhdimin e filmit të popullarizuar “Hangover”. Clinton është parë në sheshin e xhirimit në Tajlandë, ndërsa mu për shkak të tij sigurimi në shesh-xhirim ishte i shtuar dhe gazetarët as që kanë mundur të afroheshin, njoftoi TMZ.
Clinton para disa muajsh ishte shumë i shqetësuar për shëndetin e tij dhe mendoi se nuk i kishte mbetur më shumë se gjysmë viti jetë.
“Po përpiqet të jetë pozitiv por duket se është i rrënuar. Është plakur dhjetë vjet vetëm brenda disa muajve dhe ka frikë se zemra do t’i ndalet në çdo moment,” tha një burim i afërt me Clintonin.
Duket se këto ishin vetëm thashetheme pasi Clinton gëzon shëndet të mirë dhe kohët e fundit vërtetë është duke e shijuar jetën.

Requiem for a dream
Kaliforni, 11 nëntor - Shumë artistë përdorin lapsat për të krijuar vepra arti, megjithatë artisti amerikan, Dalton Ghetti, i shndërron majat e tyre në skulptura të vërteta mikroskopike, transmetojnë mediet amerikane.
Me hobin e tij të pazakontë, Ghetti merret që 25 vjet, por vetëm në kohën e lirë, kur pushon nga puna e tij e përditshme, si marangoz. Ai ka krijuar skulptura të ndryshme, si të Elvis Preasley, shkronjat e alfabetit, kisha, karrige...
Hobin e tij të pazakontë, Ghetti nuk e sheh si art, por një lloj meditimi dhe relaksimi pas një ditë të vështirë.

Publikon fotot nudo në Facebook, 4 muaj burg
Wellington, 14 nëntor - Për herë të parë në botë, një person shkon në burg për një krim të kryer, duke përdorë rrjetin social më popullor në botë, Facebook.
Mësohet se ai është Joshua Simon Ashby (21) nga Zelanda e Re, me profesion piktor, i cili është dënuar nga Gjykata e Wellingtonit me 4 muaj burg, pasi që pas ndarjes nga e dashura, ka publikuar në Facebook fotot e saj nudo, njoftojnë agjencitë.
Në fillim, fotot mund të shiheshin vetëm nga 218 miqtë e vajzës, por më vonë, ai ka ndryshuar fjalëkalimin, duke u dhënë mundësi të 500 milionë përdoruesve të rrjetit social për të parë fotot.

Tifozi problematik kërkon ndihmë!
Barcelonë, 15 nëntor - Jimmy Jump, ndoshta tifozi më i njohur i Barcelonës, është në vështirësi.
Për shkak të dinakërive të mëparshme, duhet të paguajë gjobën prej 100 mijë euro. Për këtë ka lutur të gjithë fansat e tij që t’i ndihmojnë në mbledhjen e parave për të vazhduar karrierën e tij dhe të bëjë një skeç me Jose Mourinhon, transmetojnë agjencitë.
Jimmy Jump, i cili ka ndërprerë ngjarje të ndryshme që nga Kampionati Botëror në futboll e deri te Eurosongu, po kërkon i dëshpëruar ndihmë dhe mjete financiare për të mbetur në liri dhe të realizojë dëshirën e tij të madhe – që trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinhos, t’ia vë kapelën e tij të famshme.

Automati ju sugjeron çfarë pije dëshironi
Firma japoneze “JR East Water Buisness Co” ka shpikur një aparat të ri për shitjen e pijeve i cili nëpërmjet përgjigjes së pyetjeve në ekranin me prekje dhe skanimin e fytyrës së blerësit ua sugjeron atyre se cilën pije duhet ta zgjedhin.
Automati është futur në përdorim në njërin prej stacioneve hekurudhore të Tokios, ndërsa tash për tash rezultatet janë premtuese. Automati i ri shet tri herë më shumë pije sesa aparatet e deritashme.
Përveç skanimit të fytyrës, automati pyet myshterinjtë për gjininë dhe moshën, ndërsa në përzgjedhjen përfundimtare të pijes ndikon edhe temperatura dhe koha në të cilën përzgjidhet pija. Automati burrave kryesisht u propozon qaj ose kafe, varësisht prej moshës, ndërsa grave pije të ëmbla.

“Vuvuzela”, “Spillcam” dhe “Refudiate” fjalët më të përdorura më 2010
Rrafsh para një viti me siguri nuk e keni ditur se çfarë do të thotë “Spillcam” ose “vuvuzela”. Tash e dini, edhe pse vëmë bast se për këtë të fundit më mirë të mos kishit dëgjuar kurrë.
“Global Language Monitor” analizon trendët e shfrytëzimit të fjalëve, me theks të veçantë në anglishten globale, ndërsa fjalët e lartpërmendura gjenden në listën e fjalëve të përdorura më së shpeshti më 2010.
Fjala “spillcam” u paraqit pas shfaqjes së xhirimeve në rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. “Vuvuzela” u bë e famshme, ose e urryer pas Kampionatit Botërorë të Futbollit, ndërsa diku është përshkruar edhe si instrument për torturë në ferr.
Fjalët tjera përfshijnë “refudiate”, fjalën e re të cilën e “farkëtoi” Sarah Palin, ndërsa kjo fjalë paraqet bashkimin e fjalës “përgënjeshtroj” dhe “mohoj”.
"Guido” dhe “Guidetta” u shpikën nga shou televiziv i Jersey Shore, ndërsa “snowmageddon” u shpik pas shtrëngatave rekorde të borës në SHBA, derisa fjala “Hu” (presidenti Hu Jintao nga Kina) sivjet ka qenë emër i përmendur shpesh.
Monitor, me bazë në Austin, listën e fjalëve më të përdorura ka filluar ta përpiloj prej vitit 2000. Atëbotë në krye të listës ishin fjalët si: “chad”, “dot.com” dhe “W” (George W. Bush), derisa ndër fjalët më të popullarizuara të dekadës së kaluar ishin edhe “Twitter”, “Obama” dhe “H1N1”.

Macja ia tregoi dhëmbët krokodilit
Krokodili i uritur nuk pati kurrfarë shanse para maces së rrezikshme, pa marrë parasysh madhësinë e saj.
Krokodili i uritur nuk pati kurrfarë shanse para maces së rrezikshme, pa marrë parasysh madhësinë e saj.
Re: Kuriozitete - 2
E kuqe Natyrale
Mbas baltës në Ungari, kjo fotografi mundet tju duket familjare. Uji që shihni në fotografi, nuk është një frut i kontaminimit industrial, por është frut i një fenomeni natyral. Gjendemi në Alberta - Kanad, në kaskadët që kanë origjinë nga Cameron Creek. Në gushtin që kaloj, një shtrëngatë e fort ka luajtur nga sipërfaqja disa gurrë me ngjyrë të kuqe të cilët e rethojn lumin. Uji menjëher ka ndryshuar ngjyrën e tij në disa orë. Gjithë lumi u transformua duke marr pamjen që mund të shihni në fotografi.

Vdiq në moshë... 256 vjeçare!
Jetoi më shumë se çdo njeri tjetër mbi tokë. Arriti deri në moshë 256 vjeç, rriti 180 fëmijë që lindën 23 bashkëshortet e tij, të cilat vdiqën shumë vjetë më parë se të vdesë ky. Li-Ching-Yun lindi në një fshat të vogël të Kinës dhe deri në moshë 10-vjeçare shkoi në shkollë. Sipas Nju Jork Times, pas kësaj përvoje jete, Li shiste bimët e tij mjekësore për rreth 100 vjet.
Një ditë, kreu i Perandorisë Pei-Wu Fu shkoi në shtëpinë e 256-vjeçarit për ta pyetur se çfarë fsheh jetëgjatësia e tij dhe ai u përgjigj: “ruaj të qetë zemrën tënde, rri si një breshkë, ec i gëzuar si një pëllumb dhe fli si një qen”. Thuhet se kinezi nuk tregonte fare për moshën që kishte, pasi luante dhe rrinte me nipërit e fëmijëve të tij. Sipas librit Guiness, njeriu që ka jetuar më shumë është një fracez, i cili jetoi 122 vjet e 164 ditë.
Kinezët nuk kanë bërë asnjë deklaratë deri tani përsa i përket moshës së Oli dhe shumë njerëz pyesin nëse është e mundur të jetojë dikush 256 vjet. Çështja ka fituar kurreshtjen e shumë studiuesve dhe kanë filluar kërkimet. Njerëzit që po merren me çështjen janë duke kërkuar të dhëna për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Ofertë (a)morale
Bibliotekarja gjermane, Charlotte Roche (32 vjeçe), i ofroi presidentit gjerman Christian Wulff seks nëse vë veto në ligjin për zgjatjen e mandatit të punës për centraleve bërthamore.
“I ofroj seks të mirë nëse nuk e nënshkruan”, tha bibliotekarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut për gazetën Spiegel. “Burri im është pajtuar, tash i ka mbetur Zonjës së Parë që të pranojë”, tha ajo.
Roche, autore e romanit me përmbajtje seksuale eksplicite “Feuchtgebiete” (“Zonat e lagështa”) librit më të shitur në botë në mars të vitit 2008, mori pjesë në disa protesta kundër ligjit kundërthënës për zgjatjen e mandatit të punës për centralet bërthamore në Gjermani.
Qeveria gjermane ka ndërmend që t’i mbyllë të gjitha centralet bërthamore me një proces të ngadaltë deri në vitin 2021, por para dy muajsh ky plan ndryshoi dhe vendosi ta shtyjë afatin e punës.

Martohen çdo dy ditë
Derisa disa çifte heqin të zitë e ullirit për të mbërritur tek altari, britaniku Mark dhe bashkëshortja e tij, australiania Denisse Duffield-Thomas, i thanë njëri tjetrit “PO”, para altarit hiq më pak se 83 herë. Ata shpresojnë se do të martohen 100 herë.
Momentalisht janë në të njëjtën pozitë me rekorderët e deritashëm të Guinnessit. Çifti kishte fituar garën për punën e testimit të lokacioneve më të mira për martesë dhe vendeve më të përshtatshme për muajin e mjaltit të firmës irlandeze “Runaway Bride and Groom” (“Nusja dhe dhëndëri që braktisin altarin”). Për këtë punë kishin konkurruar 30.000 njerëz.
Herën e fundit ata janë martuar në një klub të plazhit australian Port Douglas Peppers të premten. Qifti për herë të parë është martuar në Britaninë e Madhe në gusht të vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ata kishin organizuar dasmën në një plazh të Australisë.
Në gjashtë muajt e fundit ata ripërtërinë betimin e martesës në të gjitha vendet më interesante të botës, shpella, laguna, rrënoja të kishave. Fotografitë e ceremonisë së martesës i publikojnë në blogun e tyre.

Britaniku luan futboll që 63 vjet, tash është 75 vjeç
Dickie Borthwick (75 vjeç) është futbollisti më i vjetër në Britani i cili luan rregullisht. Ai vrapon pas topit në 63 vitet e fundit, ndërsa filloi të luaj më 1947. Të dielën më 14 nëntor ai festoi ditëlindjen e 75-të.
“Herën e parë kur u pranova në punë e sigurova punën vetëm pse luaja futboll. Në intervistë për punë më pyetën se a luaja futboll. I thash po dhe menjëherë më pranuan”, kujton Dickie.
Thotë se i pëlqen të vrapojë për 90 minuta sa herë që i jepet rasti. Edhe pse me vite ka humbur shpejtësinë, thotë se mendjen e ka ende të kthjellët.
“Kam ndërmend të luaj derisa të më dëgjojnë këmbët. Vetëm një herë në jetë jam lënduar”, thotë Dickie.
Gjatë jetës ka shënuar më shumë se 400 gola dhe ka luajtur për 11 klube të ndryshme. Ai është tifoz i grupit të tij lokal Weymouth në të cilin punon kohë pas kohe. Menaxheri i klubit thotë se Dickie shpesh i bashkohet ekipit të tij në stërvitje.

“Më maltretojnë në burg, vazhdimisht më lëshojnë filma me luftë”
James Poulin, i burgosur në Florida, u ankua se ka parë me qindra herë filmat “Saving Private Ryan” dhe “Pearl Harbour”, ndërsa kjo ia ka dëmtuar shëndetin mendor.
Ai tha se këta filma e maltretojnë pasi “me forcë” detyrohet t’i shikojë skenat e përgjakshme dhe me luftë. Nuk është vetëm ai që është ankuar, ndërsa thotë se filmat i përzgjedhë sherifi lokal, Jack Parker.
I burgosuri u dërgoi letër mediave në Florida në të cilën sqaroi se i ka ndodhur që të njëjtin film ta shoh deri në tri herë në ditë. Poulin u dënua pasi ishte arratisur pas një aksidenti trafiku ku kishte vdekur një person.
Drejtoresha e burgut Susan Jeter, deklaroi se burgu nuk është fajtor për dëmtimin e shëndetit të tij pasi të burgosurit mund të zgjedhin se cilat filma dëshirojnë t’i shohin ose cilat libra dëshirojnë t’i lexojnë, shkruan Daily Mail.

Restoranti “Sulmi në zemër”: Kush është mbi 160 kg, ushqim falas
Amerikanët tashmë mund të hanë falas në restorantin e ushqimit të shpejtë “Heart Atack” (Sulmi në zemër) në Chandler të Arizonas.
Kushti i vetëm është që të jenë mbi 160 kilogramë. Drejtori i restorantit ka punësuar Blair Riverin, i cili peshon 270 kilogramë, të promovojë ofertat speciale. Ai paguhet gati 70 euro në orë, jo vetëm për shkak të peshës së tij, por edhe për dashurinë e pabesueshme ndaj ushqimit.
Kamarieret shërbejnë me uniforma të infermiereve, ndërsa mysafirët veshin uniforma spitali mbi rrobat e tyre. Në menu gjenden hamburgerë me shumë kalori, hamburgerë të dyfishtë dhe ushqime tjera të yndyrshme dhe jo të shëndetshme. Nuk shërbehen pije dietale.
Si për ironi vetë pronari i restorantit Jon Bassi, është nutricionist dhe është pronar i një qendre për dobësim në Oklahoma. Me siguri ai e ka kuptuar se amerikanët janë të papërmirësueshëm dhe ka vendosur të fitojë nga shprehitë e tyre aspak të mira.

Basketboll me gomarët
Një shkollë e mesme në Wisconsin organizoi donkeyball (gomar-boll) për të grumbulluar fondet e nevojshme për nevojat e veta.
Në lojën e basketbollit me gomarë morën pjesë profesorët dhe për turpin e tyre u përpoqën të grumbullojnë sa më shumë para që është e mundur. Megjithatë, si kaluan gomarët?
Organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA dënoi këtë ngjarje pasi “kafshët shtyhen dhe detyrohen të luajnë kur ato nuk dëshirojnë”. Kjo është një gjë normale për një njeri i cili është sadist dhe sociopat, të sillet me kafshët në mënyrë çnjerëzore duke i keqtrajtuar ato. Por çfarë ndodh me gomarët që janë të njohur për kokëfortësinë e tyre?
Qenve dhe maceve u “mbushet mendja: më lehtë të bëjnë budallallëqe. Një top tenisi dhe një mi prej leshi mjaftojnë për ta shndërruar shtëpinë tuaj në cirk.
Me gomarët është tjetër gjë. Atyre u pëlqen të ngulin këmbë, të ju tërheqin mbrapa, të mos dëgjojnë dhe në përgjithësi janë shumë kokëfortë. Nuk janë as tipa atletikë, ndërsa aty këtu ka njerëz që mendojnë se gomarët janë edhe mizantropë. E si ka mundësi të luash basketboll me ta dhe t’i detyrosh të argëtohen?
Anëtarët e PETA-s me siguri do të thoshin “kurrsesi”, ndërsa secili njeri me pak mend në kokë do t’i mbështeste ata, sidomos nëse shikojnë këtë video.

No comments:
Post a Comment